Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandidoza dhe marrëdhëniet seksuale

Pershendetje gjinekologe! Ju kerkoj ndjese qe ju shqetesoj serisht, por doja tiu pyesja qe trajtimi im per infeksion vaginal me meclon zgjat 10 dite, gjate kesaj periudhe a me lejohet te kryeje marredhenie seksuale, qofte dhe me prezervativ? Shume faleminderit dhe pune te mbare.

Elona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona.

Zakonisht kur merren mjekime me ovula lokale, nuk rekomandohen raporte seksuale. Por nëse ndodh, raporti duhet të kryhet me kondom/prezervativ.

Në shumicën e rasteve specifike, rekomandohet edhe trajtimi i partnerit/bashkëshortit, pasi kandidoza mund të transmetohet edhe me raporte seksuale.

Uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti