Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e lindjes

Pershendetje gjinekologe! Ju falenderoj shume per pergjigjet qe me keni dhene deri tani, jeni e mrekullueshme. Une diten e pare te menstruacioneve te fundit e kam pasur me dt.30.10.2010, dhe sipas doktorit dt.e lindjes e kam me 6 gusht 2011, a eshte e sakte kjo date? Gjithashtu duke qene se ne muajin e 9 te shtatezanise, hyj ne javen e 37 i bie, qe ne muajin e 9 une hyje me date 16 korrik 2011 (sipas llogaritjeve te mia)? Doja te dija qe nga momenti qe une hyj ne muajin e 9(dmth me dt. 16) une duhet te pres qe te lind nga dita ne dite apo lind mbrapa dt.6 gusht? Dmth une mund te lind ndoshta para apo mbrapa dt.6 gusht? Ju falenderoj shume per pergjigjen tuaj.

Elona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona.

Data e përafërt e lindjes është datë 6 gusht 2011, pra dita e 280 e shtatzënisë.

Në muajin e 9-të, shtatzënia jote futet rreth datës 6-7 korrik, pra rreth 30 ditë përpara ditës së përafërt të llogaritur për lindje. Në mjeksi konsiderohet si lindje normale, çdo lindje e kryer pas javë së 37 plus 1ditë. Kjo kohë me të vërtetë është rreth datës 16 korrik.

Elona, lindja është proçes fiziologjik. Në mënyrë normale, ajo ndodh kur hormonet stimulojnë proçesin e lindjes. E rëndësishme është që pas javës së 37-të, gratë shtatzëna duhet të observohen nga mjeku çdo javë. Me mbushjen e 280 ditëve të shtatzënisë, unë rekomandoj që çdo ditë të bëhen konsulta apo kontrolle me mjekun. Edhe disa ditë pas ditës së 280-të të shtatzënisë, quhet lindje normale. Disa klinika, shtyrje e lindjes e pranojnë deri në 14 ditë.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti