Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A lejohet prania e bashkëshortit në lindje?

Pershendetje doktoreshe jam Rina. Dhe kisha nje pyetje ne sallen e lindjes a lejohet te jete prezent bashkeshorti gjate gjithe procesit te shtatzanise, por nese lindja behet me operacion. Ju uroj me gjithe shpirt per punen e mire qe beni me ne, zoti ju shperblefte gjithmone ne familjen tuaj. Pune te mbare ne punen tuaj.

Rina Dokaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina.

Gjatë proçesit të lindjes, prania e bashkëshortit është e mundur në shumë klinika.

Në klinikën ku unë punoj, në sallën e operacionit nuk lejohet prania e bashkëshortit gjatë proçesit të lindjes.

Uroj të lindësh sa më lehtë një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti