Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth hematomës në shtatzëni

Pershendetje Doktoresha Mimoza. Para 5 muajve kam pasur nje abort spontan. Une tani jam shtatzene ne javen e gjashte dhe jam pak sa e shqetesuar per shtatzenine time, kam dhimbje here pas here ne fund te barkut. Normal kam vizituar edhe gjinekologun. Ai me keshilloi qe te mos punoj dhe te bej regjim shtrati dhjete dite sepse mes mitres dhe placentes me eshte paraqitur nje (gjakderdhje) hematoma. Duket me vogel sesa fryti qe ka filluar te formohet. Desha tju pyes, a ka ndonje rrezik te madh nga hematoma per bebin dhe ndonje pozite te caktuar qe ma rekomandonit ju se si te pushoje ne shtrat kuptohet per ta tejkaluar me mire?

Keti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Keti.

Zbato rregjimin e shtatit që të ka rekomanduar mjekja. Sygjeroj që rregjimi i shtratit duhet të kombinohet me spazmolitikë, që nuk lejojnë kontraksionet e mitrës dhe hematoma të mos vijë duke u zmadhuar. Gjatë periudhës së shtatzënisë, qëndrimi anash- majtas është pozicioni më i këshillueshëm për nënën gjatë kohës kur është shtrirë.

Uroj që hematoma të zvoglohet dhe të zhduket sa më shpejt.

Keti (13 vite më parë)
Ju faleminderit shume Dr. Mimoza.

/komuniteti