Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa ndikon mërzitja dhe nervat në shtatzëni?

Pershendetje doktoresh. Jam ne javen e 15 por kam gati nje jave qe une kam flluar te merzitem shume shpejt dhe per gjerat me te vogla dhe si tip ekspresiv qe jam, shpesh here kam kaluar dhe ne nerva dhe ne ngritje zeri, jam munduar ta qetesoj veten por tani jam ne merak se nuk e di a i ka bere deme kjo femijes tim? Sot kam pas gjithe diten shume dhimbje koke, dhe jam frikesuar pak... Ju falenderoj per keshillat qe na jep.

Ledi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ledi.

Stresi dhe mërzitia influencojnë negativisht në shtatzëni, sepse kjo gjendje transmetohet edhe tek fetusi. Vetkontrolli i situatës, favorizon ecurinë e shtatzënisë.

Dhëmbja e kokës mund të vijë për shumë arsye, e në veçanti gjatë shtatzënisë. Këshilla kryesore është kontrolli i tensionit. Për nivele normale te tensionit, mund të përdorësh ndonjë qetësues të lehtë. Për shifra të larta të tensionit, duhet të kontaktosh sa më shpejt me gjinekologun.

Të uroj shtatzëni normale.

/komuniteti