Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja e kokës në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 15 te shtatzenise, deri me tash nuk kam pas nje shqetesim ka shkuar gjithcka mire, nuk kam pas as te vjella asnjehere. Tash qe 3 dite po kam dhimbje te kokes posa po zgjohem prej gjumit dhe kjo dhimbje po me percjelle gjate gjithe dites dhe po me vjen te vjell prej kesaj dhimbjes, tensioni e kam 120/80 nuk e di pse e kam kete dhimbje a mos ndoshta qe kam shtatzenine me binjake? Flm, pres pergjigjen.

Fitore (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore.

Dhëmbja e kokës nuk ka lidhje direkte me shtatzëninë binjakë/gemelare. Mbase duhet të rivlerësosh rregjimin ditor si lodhjen apo streset në punë ose shtëpi. Bëj kujdes edhe në rehatinë e krevatit ku bën gjumë, për të patur qarkullim sa më të mirë të gjakut. Qëndrimi shtrirë anash majtas, është qëndrimi i rekomanduar mjeksor.

Për më shumë informacion mbi shtatzëninë gemelare lexo linkun:

http://www.bebaime.com/shtatzania-me-binjake/problemet-tek-shtatzanite-me-binjake

Duke të përjashtuar tensionin të cilin e ke matur si dhe ndonjë problem shëndetsor përpara shtatzënisë, përdor paracetamol nëse dhëmbjet nuk kanë intensitet dhe rëndohen. Përndryshe, një kontroll tek mjeku është i rëndësishëm.

/komuniteti