Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth zgjedhjes së maternitetit

Pershendetje serisht doktoreshe jam Rina, une dhe bashkeshorti im do kishim shume deshire qe bashkeshorti te ishte gjate procesit te lindjes, dhe nuk e di a e lejojne kete ne maternitetin KOCO GLIOZHENI, une nuk jam ndjekur nga mjeke private gjate shtatzenise a perben kjo ndonje problem, dhe desha nje mendim tuajin rreth ndonje materniteti te me sugjeroni ju per lindjen pasi jam pak ne dyshim por me shume mendoj per manternitetin KOCO GLIOZHENI qe te kryej lindjen. Me falni qe u zgjata do te doja te kontaktoja serisht me ju ne nr e telefonit brenda mundesive. Jeni vertet shume e mire qe na ndihmoni. Ju uroj pune te mbare.

Rina Dokaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Rina. Në maternitetin “Koço Gliozheni”, lindja mund të asistohet edhe nga bashkëshorti. Pa asnjë orë ndërprerje, mjekët e këtij spitali janë të pranishëm në shërbim të pacienteve për të drejtuar lindjen e fëmijëve të tyre.

Për çdo shqetësim që e mendon të rëndë apo, sapo të fillojnë shenjat e proçesit të lindjes paraqitu në SUOGJ “Koço Gliozheni”.

Je e mirëpritur.

Rina Dokaj (13 vite më parë)
Shume faleminderit doktoreshe per pergjigjen tuaj.

/komuniteti