Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në lidhje me zhvillimin e bebit

Pèrshendetje doktoresh e nderuar, sot isha pèr ekografine e tremujorit te fundit. Jam ne javen e 30 plus 3. Mirepo barku i bebit s`ishte i rritur ne madhesine qe duhet por ishte sikur me qene nje jave me i vogel (256,6 mm) nè krahasim me organet tjera. A ka ndonje dème femiu prej kesaj, me thane se s`eshte gje pèr tu merakosur por kam deshire qe te me pèrgjigjeni. Me respekt.

Anonim (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Për matje ekografike të sakta, diferenca është e vogël dhe mendoj se nuk paraqet problem për fetusin. Nuk duhet harruar që edhe matjet ekgrafike kanë gabime.

Nëse furnizimi umbelikal është normal, pesha fetale do të rimarrë veten shumë shpejt.

Uroj të keni nje shtatzëni normale.

/komuniteti