Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zhvillimi i gjoksit të fetusit

Dr. jam shtatzene ne javen e 28 e 2 dite, mjekja ime me ka thene se femija nuk eshte zhvilluar sa duhet, kurse kardiologu i fetusit me tha se zemren e ka shume mire po mjeku im personal me ka thene qe femija nuk eshte zhvilluar sa duhet ne gjoks, me sa di asmetria eshte 26-27GN. Per terapi me ka dhene flosteron 14 mg injekcione 2 doza mbrenda 24 oreve edhe mammavit 1*1 edhe magnesol 2*1 dhe e kam kontrollen pas 5 dite. A mund ta marr mendimin tend se a do te zhvillohet femija pas kesaj a do te kete pasoja, te lutem ma kthe pergjigjen se e kam femijen e pare pas 7 viteve, ju pershendes shume.

Synavere (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Synavere.

Terapia e dhënë nga mjeku, është adekuate/përshtatshme për zhvillimin e fetusit. Pas mjekimit mendoj se çdo gjë do jetë normale. Jo vetëm kontrollin e caktuar nga mjeku duhet ta bësh, por të rekomandoj që çdo dy javë ta kontaktosh atë për të vlerësuar ecurinë e fetusit dhe të shtatzënisë në përgjithësi.

Sinqerisht uroj, që çdo gjë të shkoj sa më mirë.

/komuniteti