Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zhvillimi i bebes

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen 23 isha te mjeku me tha qe beba eshte ne rregull po ishte nje dite ma e vogel se qe duhej, d.m.th une isha 23 jave e 5 dite e beba ishte me permasa 23 jave e 4 dite, a eshte kjo problem i madh edhe pse mjeku me tha qe kjo nuk eshte problem... Flm shume.

Lejla (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla.

Unë nuk jam në gjendje të konstatoj një diferencë prej një dite tek përmasat e fetusit, në shtatzëninë prej 165 ditësh. Mendoj se kjo është e pamundur teknikisht. Por edhe sikur të jetë kështu, nuk besoj se ka ndikim negativ në zhvillimin e fetusit.

Të uroj ecuri të mbarë të shtatzënisë.

Albana (13 vite më parë)
Pershendetje dr. Moza, jam shtatzene ne javen 13, kam bere kontrolle te mjeku im gjinekolog dhe me ka thene se placenta eshte shume poshte, te presim nese ngjitet vet nalte se nuk kemi cfare te bejme, kam frike per kete te lutem me trego se sa me rrezik eshte kjo per bebin dhe per mua? Dhe kam nje pyetje tjeter kur isha ne pushime shkova vec ne vizite te nje mjek tjeter me tha qe bebi eshte mire dhe se gjoja ai e dinte gjinine e bebit qe ne javen e 10, sa eshte e sakte kjo a eshte e vertet se mund ta di ne ate kohe? Me respekt te vecante, znj. Albana.

/komuniteti