Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Javët e foshnjes

Pershendetje doktoreshe per mendimin tuaj sa javeshe eshte beba qe shihet ne ultraze dhe thote mjeku eshte sa nje kokerr gruri per mendimin tend sa javeshe eshte beba? Te pershendes shume, Edona.

Edona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edona.

Aty diku në mbarim të javës së 5-të të shtatzënisë, embrioni mund të jetë i gjatë rreth 2-3 mm. Në këtë periudhë është e mundur që embrioni të vlerësohet me ekografi. Pas kësaj jave, rritja e embrionit dhe më pas e fetusit është e vazhdueshme dhe pamja ekografike bëhet gjithnjë e më e plotë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Tila (13 vite më parë)
Pershendetje Dr. Mimoza kam bere dy teste shtatzanie qe te sigurohem a jam shtatzane qe te dyja me kan dal pozitive. Shkova tek mjeku im dhe me tha qe te bej analizat e hormoneve nepermjet te gjakut. edhe aty me dolen hormonet shum mir per her te par me rritja e hormoneve ishte 94 dhe mjeku me tha qe te bej pas dy ditve prap analizat e hormoneve pas dy diteve e bera perseri dhe rritja e hormoneve mbrenda dy diteve ishte rritur nga 94 ne 467. Pas kesaj me beri kontroll me eko. dhe me tha qe embrioni esht 4 mm mirpo rrahja e zemres akoma nuk dallohet. Une e pyeta mjekun se ne qfar jave jam shtazane mjeku im me tha qe akoma nuk mund te caktojm ne qfar jave je se esht shum i vogel. Sipas mendimit tuj a mund te me sqaroni sado pak situaten time pasi jam ber pak merak nuk e di se si te them, jam shtatzane a nuk e di ne qar jave jam,dhe desha te bej edhe nje pyetje ne cilen jave dallohet rrahja e zemres te bebit ne pamje me eko. ju lutem shum me jepni nje pergjigje .Ju pershendes dhe gjdo te mire nga tila..

/komuniteti