Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bebin e kam poshtë

Pershendetje...Doktoreshe desha tju pyes se jam ne javen e 13 te shtatzenise sime te pare dhe kur bera kontrollen e fundit mjeku me tha se beben e kam shume poshte... dhe jam bere shume merak... cfare duhet bere qe bebja te ngritet larte dhe te mos kem probleme?

Filloreta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Filloreta.

Mendoj se nuk ka vend për shqetësim, sepse është shumë herët për të thënë se fëmija është “poshtë”. Mitra në moshën 13-të javëshe, del një gisht mbi simfizën pubike. Lëvizjet e bebit ti akoma nuk ndjen, por edhe kur ti fillosh ti ndjesh, do ti ndjesh në pjesën e poshtme të barkut pasi aq është madhësia e mitrës. Më pas me zmadhimin e mitrës, rreth javës së 25-30 të shtatzënisë, fëmija do të lëvizë në mes të barkut.

Situata që përshkova, i takon një shtatzënie me ecuri dhe zhvillim normal.

Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë.

Njomeza (13 vite më parë)
Pershendetje Filloreta, deshta te jap nje keshille qe thua e kam femijen poshte edhe une e kam pas te njejtin problem mirepo kam marre ruba te lagura dhe i kam fut per ngrirje pastaj ashtu te ftofte i kam qite ne bark ne fund te barkut dhe tani gjdo gje eshte ne rregull sepse mitra ka ikur nalte.

/komuniteti