Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet ngjyrë kafe

Pershendetje doktoresh! jam 29 vjec doja te pyesja qe a eshte normal qe sekrecionet te bien dhe pak ne ngjyre kafe? po nuk kam pasur dhimbje barku dhe nuk kam asnje infeksion kjo me beri pershtypje dhe deshiroja nje pergjigje nga ju. Nuk kam asnje lloj shqetesimi vetem kjo me ka ndodhur nja dy here dhe me cuditi prandaj ju shkruajta. Faleminderit dhe ju uroj suksese ne punen tuaj.

Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana.

Nëse ndodh të kesh sekrecione kafe në ditët e 14-16 të ciklit, quhet normale pasi këto shenja përkojnë me periudhën e ovulacionit. Në qoftëse sekrecionet nuk ndodhin në këto ditë, bëj një vizitë gjinekologjike ose ekzaminime të tjera me mjekun gjinekologjik për të përcaktuar shkakun.

/komuniteti