Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në mjekësinë më të re, sa lindje lejohen me prerje cezariane?

Pershendetje dr. Keta.


Pyetja ime e pare eshte ajo ne titull, edhe pyetja tjeter: a eshte indikator negativ, lindja me prerje cezariane, ne sasine e gjidhenies dhe ardhjen me kohe te qumeshtit?


Gjithe te mirat, v.l.

v.I. (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Nuk gjëndet askund e shkruar, se sa lindje me prerje cezariane mund të kryej një grua. Klinikat obstetrikale kudo në botë, japin dhe pranojnë praktika të ndryshme që ndiqen rast pas rasti. Shumë arsye mund të ketë mjeku, që të preferoj për lindje me prerje cezariane. Unë besoj se mjekët tentojnë fillimish të realizojnë lindje natyrore e në pamundësi, kalohet në lindje cezariane të planifikuar ose urgjente. Por edhe për lindjen e dytë pas lindjes me prerje cezariane, mjekët përsëri tentojnë për lindje natyrore. E kështu me rradhë. Studimet tregojnë se shumë nga operacionet që bëhen për lindjen, nuk kanë qenë të nevojshme. Duke qenë se është një ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk është pa rreziqe, si për nënën ashtu dhe për fëmijën. Për këtë arsye, rekomandohet të shmangen sa më shumë të jetë e mundur. Në klinikën ku unë punoj, tentohet që një grua të mos kryej më shumë se tre lindje me prerje cezariane.

Për njohuri më të thelluara, lexo linkun:

http://www.bebaime.com/lindja/lindje-natyrale-apo-me-prerje-cezariane-#1130

Ka shmangie në sasi dhe vonesë të ardhjes në kohë, të qumështit pas lindjes me prerje cezariane në krahsim me lindjen natyrore. Mendoj se kjo nuk është më e rëndësishme. Më e rëndësishme është se mënyra e lindjes, ndikon në ushqyerjen e fëmijës me qumësht gjiri. Pas operacionit, nëna është e lodhur, e përgjumur nga narkoza dhe nuk ka mundësi të vendosë fëmijën në gji menjëherë pas lindjes. Eksperiencat tregojnë se në shumicën e rasteve, fëmijët vendosen në gji nga 6-të deri në 12-të orë pas lindjes, por edhe kjo nëse nënat ndihmohen nga personeli shëndetsor. Duhet konsideruar gjithashtu edhe prania e medikamenteve të përdorur për anestezi në qumështin e nënës, pavarësisht se më tej ndikimi humbet. Kujdesi vazhdon edhe në dhënien e qetësuesve për dhëmbjet operatore dhe të përgjithsme, të cilët kalojnë në qumësht. Prandaj është e rëndësishme që ushqimi i fëmijës, të bëhet përpara konsumit të tyre. Pastaj përdoren medikamentet, që në vaktin e rradhës të ushqyerjes me gji, ndikimi medikamentoz në qumësht të jetë sa më e vogël.

Faleminderit për durimin në lexim.

/komuniteti