Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hapja e mitrës / Java e 23-të

Pershendetje dr, jam ne javen e 23-te te shtatzenesise se dyte. Gjinekologu im me beri nje kontroll me kolposkop dhe pas mbarimit te marrjes se sekrecioneve me tha qe jam hapur dhe te kem kujdes. Une tani nuk jam e sigurt se sa cm mund te jem hapur? si mund ta evitoje lindjen e parakohshme?cfare duhet te beje/ndermarre? Mjeku me tha vetem qe te mos barte pesha te renda dhe te mos qendroje gjate ne kembe. Si ka ardhur deri tek hapja tani ne kete jave? Ju falenderoje per ndonje pergjigje.

A (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Mendoj se gabon në emrin e aparatit që të ka vizituar mjeku, sepse kolposkopi nuk përdoret për vizitë obstetrikale. Për të përcaktuar madhësinë e hapjes/dilatacionit, vlerësohet cervikometria.

Nëse ka ndryshime në qafën e mitrës, me zbatimin e këshillave dhe trajtimit që të ka rekomanduar mjeku është e mundur që lindja të realizohet në term.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

A (13 vite më parë)
Ne viziten e fundit me shenoi ne kontrolle: kerkohet crp + urina dhe colposcopy. Shkova dy dite me vone per ti bere keto dhe procedura ishte e tille: futi spekulumin apo si i thone, afroi afer nje aparat i cili quhet nese nuk gaboj kolposkop dhe ne anen e majte kisha monitorin ku mund te shifja dhe une sikur te ishte nje lloj kamere dhe aty une pash: nje si lloj topi keshtu u duke mitra dhe ishte si e grimcuar sikur kur grimcohet sfungjeri ashtu dicka dhe sekret te bardhe por ne mas te vogel (kam dhe foto nga kjo) dhe me beri strisho pastaj me tha per ato shenja qe kam filluar te hapem. Por une nuk e di se sa cm eshte hapja. Kontrolle me dore nuk me ka bere. Cfare me thoni ju, te vizitoj nje mjek tjeter sepse jam shume shume e shqetesuar per hapjen tani ne kete jave dhe asesi nuk do mund ta perballoja nje deshtim. Ju falemnderit.

/komuniteti