Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas sa kohe mund të planifikoj shtatzëni të re?

Pershendetje!


Jam nje 32 vjecare. Shtatzenine e pare e pata ne moshen 30 vjecare edhe ate binjake. Mirepo deshtoi ne javen e 23-te. Tash para pak kohe mbeta perseri shtatzene por deshtova perseri ne javen e 6-te. Harrova te ceki se ne shtatzenine e pare mu paraqit tromboza edhe ate embolia e mushkerive. Edhe pse kam marre terapi preventive antikuagulante, Aemendoni se tromboza mund te jete shkak per deshtimin e shtatzenise se dyte apo shkaku te kerkohet dhe te behen analiza tjera plotesuese. Pas sa kohe mund te planifikoj shtatzeni te re?


Ju pershendes!

Lina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lina.

Nëse gratë janë të predispozuara për koagulim të gjakut, trombozë, ato trajtohen nga mjeku specialist hematolog për të filluar shtatzëni në kushte optimale. Në shtatzëni, hematologu duhet të ndjekë deri në lindje gratë që paraqiten me rrezik të lartë për të formuar trombozë.

Kur gratë abortojnë, duhet t’u nënshtrohen një seri analizash dhe ekzaminimesh për të përjashtuar çdo faktor që mund të ketë qënë shkak për abort. Nuk duhet harruar as kontrolli mjeksor i bashkëshortit, sidomos i spermogramës.

Mjeku gjinekolog pas trajtimit dhe kalimit minimalisht të një periudhe prej 6-të muaj nga aborti i fundit, rekomandon fillimin e shtatzënisë së re.

Uroj të shkoj çdo gjë sa më mirë.

/komuniteti