Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rhezus negativ

Pershendetje! Desha te di cfare probleme ka gruaja shteatezane me rhezus negativ ne shtatezanine e dyte kur pas lindjes te pare ka bere gjilpere pas 72 ore te lindjes. A duhet te beje perseri gjilpere gjate kesaj shtatezanie dhe nqs po kur? Ju faleminderit!

Eli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Izoimunizimi antirhezus ndodh nga prodhimi i antitrupave specifik nga ana e nënës pas ekspozimit nga antigjenët eritrocitar fetal, që i përkasin grupit rhezus. Nëse qelizat e gjakut të fetusit depërtojnë në gjakun e nënës, atëherë tek ajo mund të provokohen një përgjigje antitrupash amëtar.

Që në vizitën e parë para lindjes, të gjitha gratë shtatzëna duhet të ekzaminohen për grupin e gjakut dhe faktorin rhezus. Kur gruaja është rhezus negative, atëherë testohet për grup gjaku edhe babai i ardhshëm.

Në shtatzëninë e dytë, duhet që në javën e 28-të të saj, të bëhen analiza për antitrupat. E njëjta gjë do të përsëritet edhe në javën e 35-së të shtatzënisë. Meqë ju në shtatzëninë e parë keni marrë imunoglobulinën antirezus, besoj që analizat do të dalin negative.

Në shtatzëninë e dytë, nëse i porsalinduri është rhezus negativ, atëherë duhet të rikryhet imunoglobulina antirhezus brënda 72 orë të para pas lindjes, pasi është parë që ajo është efektive për parandalimin e izoimunizimit pas lindjes.

Nëse fëmija i porsalinduri do të rezultoj rhezus pozitiv, atëherë nuk është e nevojshme të kryhet imunoglobulina antirhezus.

Fadile Demi-vitia (13 vite më parë)
pershendetje doktoresh jam nje femer 21 vjeqe dhe pres bebin tim t par kam disa shqetsime rreth grupit t gjakut kam bere pyetjen edhe tek doktori memli po nuk kam marr pergjigje dhe shpresoj se ju do t me ndihmoni sado pak ndoshta dhe te me qetsoni problemi im eshte se un kam gupin e gjakut b negativ dhe kur kam qen muajin e kalur tek mjeku me ka thene se duhet te marr nje ineksion me antitrupa nuk edi se qfar eshte kjo a duhet ta marr pa tjeter a do te kem ndonje problem tash apo gjat lindjes nuk kam te qart asgje llafet e tjerve me shqetsojn shum thon se do te kem probleme ne lindejn e dyt kinse duhet te abortoj pastaj te planifikoj bebin e dyt dua te me qetsoni pak per bebin epa e ne do zoti t vije edhe tjetri si ky me emer t zotit ishalla eshte mir ju lutem me ndihmoni e zgjata shum por me beso qe nuk kam me kend t flas disa thon se nuk ka nevoj ta marr fare me shpjego pak t lutem se qfar eshte ky ineksion ku duhet ta mar n kuk apo n shpin a eshte rreikz dhe kur duhet ta marr n cilin muj.pres ni pergjige prej jush dhe do t ju falenderoj ter jeten nese me ndihmoni se besoni qe gjumi spom ze.viziten e fundit tek mjeku e kam bere me 10 nentor dhe me ka thene se jam shtatzane 11 jav me 3 dit sa muaj duhet ti kemi tash falemdeit dhe ju pershendes sinqeisht

/komuniteti