Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Irritim dhe skuqje vaginale gjatë shtatzënisë

Ndjej nje irritim ne pjesen e jashtme te vagines dhe kohe pas kohe nje sekret, kam bere nje kontrolle, jam ne javen e 31 te shtatzenise, a mund te jene normale qe te kem nje leng te lire dhe me krijon nje skuqje ne pjesen e jashtme?

Y.A (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Me kaq sa më shpjegon, mendoj se nuk është ndonjë gjë me rëndësi. Me disifektant lokal si ovula ose lavanda, është e mundur që të qetësohet irritimi edhe në pjesën e jashtme të vaginës. Nëse përsëritet, edhe bashkëshorti duhet të shplahet me lavanda dhe analiza e sekrecioneve bëhet e domosdoshme.

Uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti