Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Miredita zonje.. Jam 20 vjeçare, kam marredhenie seksuale me te dashurin tim... kohet e fundit kisha kruarje ne vagine si dhe me djegte po pas 3-4 dite me kaloi... kur kisha nje marredhenie heren e fundit me doli pak gjak.. e ka 1 muaj qe nuk me kane ardh menstruacionet po zakonisht kam çrregullime 1 muaj nuk me vijne pastaj me vijne dmth kam çrregullime. Se di nuk kam ndonje simptome tjeter qe jam shtatzene siç jane urinimi i shpeshte ose disa te tjera por kam frike perseri. Nuk e di çfare te bej. Mund te me ndihmosh...? Zana.

Zana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana.

Ardhja e menstruacioneve në mënyrë jo të rregullt, nuk është normale. Në përgjithësi, çrregullimi i tyre ka shkak hormonal.

Për tre arsye, duhet të shkon për kontroll tek gjinekologu. Me analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, të vlerësohet, mundësia e ndonjë infeksioni gjenital. Të verifikohet shkaku i gjakrrjedhjes, gjatë apo pas kontaktit seksual sepse është pasojë edhe e një infeksioni të rëndë gjenital. Paralelisht, gjinekologu do të verifikoj edhe mundësinë e fillimit të shtatzënisë.

Uroj të shkojë çdo gjë sa më mirë.

/komuniteti