Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuar doktoreshe, eshte hera e trete qe te shkruaj, prap te njejten problem e kam, te kam pas treguar qe kam problem me kerthizen qe me dhemb shume vetem kur eshte kohe e vranet, kam qene te mjeku me ka thene se jam mire, por une po frikesohem ne lindje mos po kam problem dicka lidhur me kerthize, me eshte fryer kerthiza vetem poshte e jo kerthiza krejt edhe pak e ka nje ngjyre te kafte aty ku eshte fryer, mjeku me ka thene problemi eshte qe e kam beben te kthyer mbrapsht edhe eshte beba poshte por une po frikesohem ne lindje, edhe kam deshire qe ti t`ma vendosesh nje emer per vajzen time qe kam me e lindur edhe 1 muaj. Kjo eshte deshira ime, nese pranon me respekt, Jeta.

Jeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta.

Prania e fryrjes së kërthizës, mendoj se është nga ndonjë hernie umbelikale e mundshme e cila pas lindjes, rikuperohet normalisht. Ngjyra kafe e errët, është normale pasi si organet gjenitale dhe vija e mesit të barkut së bashku me kërthizën nga ngjyra alba (e bardhë) bëhet nigra (e zezë) e cila kalon pas lindjes. Mundesia që bebi të kthehet në pozicion normal për lindje, me kokë, është e vogël. Kjo përbën problemin kryesor për mjekun tënd gjinekolog për të vendosur rrugën e lindjes, pasi mundësitë më të mëdha janë lindja me prerje cezariane.

Me kënaqësi pranoj për vendosur emrin, bebit tënd. E kam gjetur, më shkruar kur të lindësh.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Dita Rrustemi (12 vite më parë)
heheh tash sdo te mungojn por shpresoj se do te freskojn ne ate kohe kur ti lexosh dhe te te ndihmojn flm shuuum krenare mpuq per saren klm
Krenare Kastrati (12 vite më parë)
Me munguan shkrumet e tua ditaaaaa

/komuniteti