Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të ndodh të humbet virgjniteti pa pasur gjakderdhje?

Une jam 18 vjeçar, jam ne shkolle te mesme, e kam te dashuren qe 2 vjet, jam ne lidhje me te, tani koheve te fundit kam filluar te kem marredhenie seksuale me te, por gjate kryerjes se marredhenies per here te pare dmth per ta humbur virgjinitetin ajo nuk pati fare gjak, une isha mjaft i nervozuar po ashtu edhe i merzitur nuk i besoja qe ka qene e virgjer. Gjate kryerjes se marredhenieve ajo kishte dhimbje te medha, por gjak nuk pikonte fare, kisha dashur te me tregoni me gjeresisht a mund te ndodh kjo dhe si mund te ndodh? Ju lutem me tregoni se jam ne hall te madh. Faleminderit!

Astrit (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Astrit.

Cipa e virgjërisë ose himeni, është një membranë që mbulon hyrjen në vaginë. Në mes të saj, ka një vrimë të vogël nga e cila rrjedh dhe del gjaku menstrual. Himeni është i pasur me vaza gjaku, që në momentin e marrëdhënies seksuale mund të çahet duke dhënë gjakrrjedhje të lehtë. Shumë femra të tjera, kanë himen me jo shumë vaza gjaku dhe në momentin e kryerjes së aktit seksual, vazat nuk japin gjakrrjedhje. Ekziston edhe një lloj tjetër himeni, që është elastik. Në rastet e femrave që kanë këtë lloj himeni, marrëdhëniet seksuale kryhen pa e çarë atë dhe pa dhënë hemorragji. Edhe e dashura juaj bën pjesë në një nga klasifikimet e mësipërme ose të një kombimi tjetër të mundshëm, që akti i parë seksual ka shkuar pa gjakrrjedhje. Kjo është e vërteta mjeksore.

Të uroj gjithë të mirat.

Drita (13 vite më parë)
Pershendetje, deshta te bej nje pyetje une jam martuar qe 2 jave dhe nuk po mundem te humbas virgjerine sepse jo qe kam edhe aq shume dhimbje (dhimbje kam normal po jo edhe aq shume) mirepo me kap panika dhe jam shume e stresuar me te vertete po behem shume nervoz mirepo edhe burri me dhimbset shume sepse eshte shume i kuptueshem dhe mundohet ne çdo menyre te jete sa me e lehte per mua. Te lutem shume doktoreshe me ndihmo a ka ndonje gje qe me qeteson dhe qe ma largon dhimbjen sado pak me ndihmo pres ndihmen tuaj sinqerisht, Drita.

/komuniteti