Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cili është gjinekologu/ja më i/e mirë në Tiranë?

Pershendetje! Nuk kam shume kohe qe kam ardhur ne Shqiperi edhe tani jetoj ketu, ne Tirane. Jam shtatzane me binjake. Ju lutem mund te me thoni kush mund te jete gjinekologu/ja me i/e mire ne Tirane? Edhe dike qe nese une i bej femijet me operacion, te jete shume doktor i sukseshmen ne operacione, dmth e cara mos te duket shume edhe te jete e qepur mire. Kam lexuar shume histori te tmerrshme :(. Ju lutem ndihme, shume njerez me thone shume emrat te ndryshem. Edhe une se kam idene kam vite qe nuk jetoj ketu, edhe im shoq nuk eshte ketej keshtu qe jemi te dy si te humbur.

Eli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Eli, paraqitu në SUOGJ “Koço Gliozheni” për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë. Aty do gjesh mjek dhe personel shëndetsor shumë të mirë, dhe duhet të dish se në lindjet operatore punohet me ekipe mjekësh. Është e drejta jote të zgjedhësh mjekun që do të ndjekë muajin e fundit apo edhe proçesin e lindjes, por operacionet cezariane kryhen me ekipe mjekësh të specializuar.

Je e mirëpritur. Të uroj të lindësh dy fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti