Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Termini i lindjes i ndryshuar

Pershendetje. Deshta te pyes, une kam terminin me 22 por mjeku me tha me 18 me shku me lind, nuk kuptoj qka ka dashte me thene me kete a eshte me operacion cezarian apo normal? Ju pershendes shume.

Valmira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valmira.

Nëse shtatzënia ka shkuar normalisht dhe këto ditët e fundit është normale në ecurinë e saj, unë mendoj se duhet të presësh shenjat paraprake të lindjes si dhe shenjat e fillimit të proçesit të lindjes ku ndër kryesoret janë shkëputja e tapës mukoide, plasja e ujrave dhe kontraksionet.

Valmira, në muajin e fundit të shtatzënisë, rekomandohet që kontrollet tek mjeku duhet të bëhen çdo javë. Ndërsa në ditët e fundit para termit, kontaktet me mjekun mund të jenë edhe më të shpeshta për të patur ndjekje çdo ditore të gjendjes së shtatzënisë. Mundet që kjo të ketë qënë arsyeja që mjeku të ka kërkuar në konsultë përpara termit. Por ti edhe mund ta pyetësh, nëse mendon se ai mund të propozojë lindjen e prerje cezariane. Është e drejta jote të dish arsyen dhe të japësh apovimin, për lindje me prerje cezariane apo të provosh për lindje normale.

Të uroj sukses në lindjen tënde.

/komuniteti