Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është normal shtangimi i muskujve të këmbës gjatë natës?

E nderuara, doktoreshe. Jam ne javen e 23-te te shtatzenise. Deri me tani kam qene shume mire me shendet, por tash e pese nete me radhe kam shtangim te muskujve te kembeve. Kjo me ndodh gjate nates dhe zgjohem nga dhimbja e cila zgjate 5-8 minuta, dhe vetem pasiqe ta masazhoj me duar fillon te me relaksohet. A eshte kjop normale apo duhet te vizitohem te mjeku per kete problem? Me respekt, Rrezarta.

Rrezarta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rrezarta.

Ngërçet muskulare të këmbëve gjatë shtatzanisë, janë të pranishme dhe ndonjëherë të shpeshta. Ato mund të ndodhin si pasojë e shtypjes së nervave në pjesën e fundit të kurrizit, por edhe si pasojë e mungesës së kalciumit dhe fosforit.

Si rekomandim jepet konsumi i ushqimeve me kalcium dhe fosfor. Për më tepër mund të lexosh linkun:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/kalciumi

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti