Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes në javën e 37

Mirdita nga Dua nga Prizreni. Na ndihmojne shume pergjigjet e juaja. Faliminderit shume. Desha te pyes jam ne javen e 37 dhe muajin e kaluar kam qene e hapur ne vagine rreth 4 centimetra kam marre preparate, por tani kam dhimbje ne shpind dhe tek beli a jane keto dhimbjet e lindjes apo jo? Dhe a ka gjasa qe bebit ti ndodh diçka pasi qe si kam mbushur 40 jave? Faliminderit shume per pergjigjet e juaja.

Dua (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Statistikisht është e rëndësishme, kalimi i javës së 37-të të shtatzënisë. Dhëmbjet në shpinë apo në bel/mes, mund të vijnë edhe nga rëndesa e peshës së shtatzënisë. Nuk ka çfarë t’i ndodhë bebit, nëse kontrollet mjeksore kanë vlerësuar ndryshe. Dilatacioni/hapja prej 4 cm, më duket shumë dhe më vjen mirë që është dominuar nga trajtimi mjeksor.

Situata që tregon, kërkon që mjekun ta kontaktosh edhe më shumë se një herë në javë deri në lindje. Por lidhja me të, duhet të jetë e vazhdueshme.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti