Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mpirja e duarve gjatë shtatzënisë

Pershendetje Mimoza, jam shtatzene ne javen e 35 dhe deshta te pyes perse gjate nates me mpihen duart shume, me heret nuk me ka ndodh po tash po, qe 2 jave? Flm per mirekuptim. Ena

Ena (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ena.

Gjatë shtatzënisë, nervat nuk funksionojnë mirë tek duart pasi ato shtypen tek shpatullat rreth zonës së qafës ku kalojnë. Ndjenja e djegies dhe e të shpuarit, shkaktohet nga shtypja e një nervi nga fryrja e indeve në kyçin e dorës. Kjo ndjesi, shfaqet afër fundit të shtatzënisë dhe pas lindjes, zhduket.

Të këshilloj, që për periudhën deri në lindje të kufizosh kripën. Për duart mund të bësh disa ushtrime të lehta për çmpirje, ndërsa kur shtrihesh, vendosi duar mbi kokë dhe jo poshtë kokës apo jastëkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Ejola (13 vite më parë)
Jam nje vajze 23 vjecare. Kam probleme me vaginen, per shkak se kryej shume marredhenie seksuale (rreth 2 here ne dite) kam djegje te vagines ne vrimen e saj... vagina ka marre nje forme te deformuar...nuk di cfare te bej... ju lutem me ndihmoni...

/komuniteti