Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhja e gjinjve gjatë shtatzënisë

Jam 25 vjece, shtatzenia e pare. A jane normale rrjedhjet e gjirit ne muajin e peste te shtatzenise?

Klara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klara.

Për shkak të ndryshimeve hormonale, pas tremujorit të parë të shtatzënisë është normale që gjinjtë të rrjedhin kulloshtër, lëng i trashë, i verdhë si qumësht. Për të ruajtur kokat/thithkat e gjirit nga plasaritjet gjatë rrjedhjes së kulloshtrës, vendos një garzë/napë të pastër për të thithur lëngun. Nëse thithkat janë të plasaritura, gjiri duhet të lahet 2-3 herë në ditë me ujë të ngrohtë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti