Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet ngjyrë kafe pas lindjes

Pershendetje, jam 24 vjec, kam pasur lindjen e pare qe 2 muaj e gjysme, e kam bebin ne gji dhe cikli nuk me eshte paraqitur akoma, mirepo keto dy ditet e fundit kam sekrecione ngjyre kafe. A mund te me shpjegoni se cfare jane?

Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona.

Zakonisht menstruacionet pas lindjes tek një grua me fëmijën në gji, mund të vijnë edhe deri në 12-të muaj. Sekrecionet kafe që referon, mund të jenë paralajmeruese për ardhjen e menstruacioneve. Për të përjashtuar mundësinë e një shtatzënie evidente, të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik për të parë njëkohësisht edhe gjendjen e kavitetit të mitrës dhe vezoret.

Gjithë të mirat.

/komuniteti