Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuar! Shpresoj te jemi mire. Jam ne javen e 9 te shtatzenise dhe ndjej se jam shume e rraskapitur (e lodhur), bej gjume te mjaftueshem por prape e lodhur, kam marramendje, ndjej se trupi me dridhet, dhe zakonisht naten kam temprerature te brendshme trupore, nuk kam fare oreks, te gjitha keto me bejne te shqetesohem mos eshte diçka jashte normales qe do t'me rrezikonte frytin tim? Tensioni im i gjakut ishte 90 me 60. Ju pershendes!

Valbonja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valbona.

Unë besoj se ankesat që tregon, janë shenja të shtatzënisë normale. Kjo është gjendje e përkohshme dhe vazhdon deri rreth javës së 12-të të shtatzënisë. Më pas shtatzënia do marrë rrjedhje normale.

Nëse ndihesh në merrak, të rekomandoj të bësh analizën e hemogramën, analizën e urines dhe analizë të sekrecioneve vaginale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti