Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Utrogestan (progesteron)

Pershendetje doktoreshe! Une me dt 20 te ketij muaji kam bere nje inseminim intra uterin. Mjeku me dha te perdore Utrogestan nga dt 25 dmth pese dite mbas IUI-se. Desha nje keshille nga ju e nderuar, atehere si me keshilloni ti perdore ne forme tablete apo si vaginalete? Mjeku nuk me tregoi dhe une harrova ta pyes...:)) Une e lexova udhezuesin por thashe me mire po ju pyes juve sepse kam besim te madh tek ju. Faleminderit shume nga ju zonje. Pershendetje nga Gjakova!

Shpresa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa.

Rasteve të tilla u rekomandoj përdorimin e utrogestanit vaginal, sepse absorbohen shumë më mirë nga mukoza e vaginës.

Të uroj shtatzëni normale.

/komuniteti