Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hapja e mitrës në javën e 31 të shtatzënisë

Jam ne javen e 31 te shtatzenise dhe beba ka vetem 1.400 gr peshe dhe une jam qel 1.5 cm, mjeku me ka thene me pushu, ndersa me shtatzenine e pare ne kete moshe d.m.th 31 javeshe beba ishte 2.011 gr, te lutem me trego a eshte pesha e bebes normale? Cilat jane arsyet pse nuk ka fitu peshe beba? Faleminderit shume. Pres pergjegjen tuaj.

Arta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta.

Pesha e bebit në javën e 31-të të shtatzënisë, duhet të jetë rreth 1.5 kg. Pesha që tregon, është diferencë e vogël, e cila mund të vijë edhe si shkak i një gabim i mundshëm i matjes ekografike por mund të jetë edhe si shkak i argumenteve të mundshme për mos zhvillim fetal. Për periudhën që ka mbetur, është e mundur që fetusi të marrë peshën e munguar qoftë duke rregulluar dhe përmirësuar rregjimin ushqimor.

Arta, në shtatzëninë tënde problem më kryesor është dilatacioni/ hapja që paraqet. Kjo mund të jetë shkak, për lindje parakohe. Prandaj të rekomandoj të zbatosh këshillat dhe mjekimet që të ka dhënë mjeku gjinekolog.

/komuniteti