Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cilën metodë kontraceptive e preferoni më së shumti?

Te falemderoj shume per kontributin qe po jep per nenat. Tu kisha lutur te me pergjigjesh urgjent sepse jam shume prane lindjes. Pyetja e pare eshte ajo ne titulle, e dyta: nese jam duke prit lindjen e trete me prerje cezariane, a me kishit preferu qe gjate procesit te lindjes me i mbyll tubat e mitres, si metode kontraceptive shume e sigurte normalisht pasi qe jemi dakord dyte edhe une edhe bashkeshorti. Edhe pyetja trete: I kam bere analizat javen e kaluar hemogram (kam dal pakez anemi, HGB eshte 9.0 ndersa HCT 29.2. Urina ka dal se leukocidet ne urine jane ne rritje (+) 15 deri 20. Ndersa i kam bere tri mengjese tri urinokultura te cilat rezultate kane dalur mire (ne ushqimet e mbjella nuk ka patur rritje te mikroorganizmave). Ndersa ne strishen vaginale me doli bakteria Enterococcus spp. Gjitha keta rezultate i pa gjinekologu qe do te lind me te por nuk e pa te arsyshme per kurrfare terapie absolut - asgje nuk me pershkroi. (gjitha keta analiza i kam perseritur tre here gjate shtatzenise pasi qe para dy viteve linda femijen tim te dyte me SEPS (CRP e ka pas 192, tek pasi kjo vlere ra nen 6, pas 11 dite terapi une dola nga spitali. Te kerkoje shume falje per kohen dhe te falemderoje nga zemra per kontributin tende. Tu kisha lut te mi japesh mendimet tua profesionale dhe nga per pervoja juaj e punes e jo te me drejtosh ne ndonje artikull te kesaj webfaqe sepse aq shume lexoje sa qe gati gjitha i kam lexuar. Falemderit per mirekuptimin.

V.L. (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Të gjitha metodat e planifikimit familjar/kontracepsionit janë të pranueshme dhe të rekomandueshme pavarësisht nga anët pozitive apo negative që ato paraqesin. Gjithnjë, përpara zgjedhjes dhe përdorimit të një metode të planifikimit familjar, është e nevojshme këshillimi me mjekun gjinekolog. Unë preferoj IUD-në.

Tubektomia/mbyllja e tubave, është një nga metodat e planifikimit familjar. Duhet ditur që kjo metodë është e pa rikthyeshme.

Për të dominuar aneminë në shtatzëninë aktuale, të rekomandoj të përdorësh suplement me hekur nga ky moment dhe deri në disa muaj pas lindjes. Ndërsa mbi rezultatin e analizës së sekrecioneve vaginale, duke marrë shkas edhe nga gjendja e lindjes së fëmijës dë dytë, të rekomandoj të përdorësh ovula disifektuese vaginale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti