Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kultura e sekrecioneve

Si behet kultura e sekrecioneve pasi qe kam frike te me behet kontrolle eho vaginale?

Dita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Edhe një herë përshëndetje Dita.

Sekrecioni i marrë në vaginë, analizohet për të përcaktuar diagnozën dhe medikamentin më efikas për trajtim. Metoda e përcaktimit të medikamentit më efikas, quhet kulturë e sekrecione vaginale dhe antibiograma. Marrja e sekrecionit vaginal është një praktikë shumë e thjeshtë dhe pa dhëmbje.

Ekografia vaginale, nuk ka të bëjë me kulturën vaginale. Ekzaminimi është shumë i rëndësishëm dhe i pa dhëmbshëm. Prandaj nuk ka asnjë arsye për të patur frikë, në realizimin e ekografisë vaginale.

Gjithë të mirat.

Suada (13 vite më parë)
Pershendetje, kam pak kohe qe kam pasur sekrecione vaginare. Eshte normale apo eshte e keshillueshme te bej nje vizite tek mjeku gjinekolog?

/komuniteti