Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë mund të bëj që ta kthej peshën e mëparshme?

Kam nje vajze nje vjeçare te cilen akoma e ushqej me gji por une kam rene ne peshe shume sidomos muajt e fundit, ushqehem normalisht por renia e peshes vetem vazhdon. Si mund ta tejkaloj kete problem pa e ndare foshnjen nga gjiri?

Lirie (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lirie.

Rregjimi ditor dhe veçanërisht rregjimi ushqimor janë faktor bazë të peshës së gruas pas lindjes. Ndryshoje rregjimin ushqimor dhe rrite në sasi dhe cilësi.

Edhe gjidhënia influencon, në peshën e gruas pas lindjes. Heqja e fëmijës nga gjiri është pozitiv, dhe në rastin tënd që fëmija është një vjeç, heqja nga gjiri është e pranueshme dhe do të përmirësojë peshën trupore. Nëse ndryshimi do jetë i pa rëndësishëm, një konsultë me mjekun patolog për analiza të përgjithshme është i këshillueshëm.

Të uroj shëndet.

Teuta Hasani (13 vite më parë)
Quhem Teuta, kam nje vajze 4 muajshe e gjys, e ushqej me qumesht gjiri por gjate shtatzenise kam marre kilograme te tepert, e desha te pyes si ti heki ato kilogram te teperta?

/komuniteti