Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Coombsi indirekt

E nderuara doktoreshe, une jam 0 Rh Negativ. Sot bera Coombsin Indirect dhe antitrupat nuk me jane lajmeruar. Mirepo tek grupi i gjakut ishte e cekur RH(D). Kete nuk po e kuptoj, perderisa une jam 0 rh negativ perse shkruan RH (D) ne analizat e mia laboratorike?! Ju pershendes shume.

Donjeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donjeta.

Analizat tregojnë ekspozim ndaj antigjenëve eritrocitar fetal, që i përkasin grupit Rh. D-ja është gjen alel i rhezusit. Për ta kuptuar; fëmija merr gjysmën e komponentëve të materialit gjenetik nga nëna dhe gjysmën nga babai. Antigjenët qëndrojnë në qelizat e kuqe të gjakut. Nëse qelizat e gjakut fetal, depërtojnë në gjakun e nënës, atëherë formohen antitrupat amtarë të cilët hyjnë në qarkullimin fetal duke sjellë problem tek bebi. Kjo që shpjegova është një nga mekanizmat e imunizimit. Nëse përgjigja e testit të coombsit ka dalë negative, tregon se nuk ke antitrupa dhe bebi do kaloj shumë mirë shtatzëninë dhe lindjen. Por edhe nëse je e imunizuar, nëpërmjet trajtimit me imunoglobulina nga mjeku që ndjek shtatzëninë, do të lehtësohesh dhe bebi mund të lindë pa probleme.

Gjithë të mirat.

Donjeta (13 vite më parë)
Ju falenderoj shume per pergjigjen, gjithe te mirat.

/komuniteti