Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pagjumësia gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe Moza, jam ne javen e 24 te shtatzenise kam gati 3 jave probleme me gjumin nuk bej gjume tere naten si mund te me ndihmoni i se e ndiej veten shume te lodhur s`mund te bej asgje eshte e keshillueshme ndonje qetesues perveç kamomilit qe s`me ben efekt e vleresoj shume pergjigjen tuaj, pune te mbare gjithe te mirat!

Ela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela.

Mungesa e gjumit sidomos gjumit të natës, nuk është pasojë direkte e shtatzënisë. Largimi i tij, mund të vijë si shkak i së panjohurës. Të rekomandoj që duhet të lexosh dhe të mësosh rrugën e ecurisë së shtatzënisë. Ajo është një rrugë e tjeshtë, e bukur dhe pa ndërlikime. Besoj se pas kësaj, do të jesh më e qetë dhe do të bësh gjumë të plotë.

Unë nuk i rekomandoj shtatzënave të pagjuma, të përdorin qetësues farmaceutik. Ndonjë çaj si kamomili, mundet të jetë efektiv.

Uroj të kalosh një shtatzëni të lehtë.

/komuniteti