Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja

Pershendetje!!! Jam ne javen e 36 plus 1 dite te shtatzenise, dhe sot rastesisht shkova te bej analizat per infektimet dhe ne nderkohe rezultoi qe isha hapur 1 gisht sipas gjinekologes dhe qe bebja kishte zbritur shume poshte. A do te thote kjo qe do te linde shume shpejte. Mjekja me rekomandoi te shkoje menjehere ne shpi edhe te rri shtrire tha ndoshta e shtyjme ndonje dite tha. Sa kohe mund te vazhdoje ne kete gjendje deri ne lindje? p.s keto dy ditet e fundit kam pas shtrengime ne bark sikur me mblidhet bebja me duket me ni vend edhe barku behet shume i forte. Pres pergjigje ju lutem sa me shpejte qe te jete e mundur! Çdo te mire!!!

Mira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira.

Rregjimi i shtratit që të ka këshilluar mjekja që ndjek shtatzëninë, është i domosdoshëm në rastin tënd. Sa më pak ditë të mbëten nga dita e parashikuar e lindjes, aq më mirë është.

Në këtë periudhë të shtatzënisë, rregjimi dhe pritja janë rekomandimi më i mirë duke konsideruar që pas javës së 37-të të shtatzënisë, lindja konsiderohet normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti