Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë të rregullta menstruacionet pas lindjes nëse ushqehet fëmija me gji?

Ajo qe dua te di eshte pas ardhjes se menstruacioneve d.m.th. pas lindjes a do te jene menstruacionet e rregullta edhe nese femiu ushqehet me gji, apo do te kete crregullim?

Shqipe (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqipe.

Menstruacionet janë pasojë e rritmit hormonal. Në periudhën e ushqimit me qumësht gjiri, menstruacionet janë edhe nën ndikimin e tyre. Tek disa gra, menstruacionet kthehen 6-7-të javë pas lindjes. Tek disa të tjera, ato kthehen pas lënies së gjirit.

Rritmi i ciklit menstrual nuk është i rregullt, gjatë gjidhënies. Për këtë shkak, nuk ka periudha të përcaktuara të ovulacionit dhe mundësia për shtatzëni të pa dëshiruar është shumë e mundur. Prandaj rekomandimi në këtë periudhë mbi përdorimin e metodave të planifikimit familjar, është shumë i rëndësishëm.

Gjithë të mirat.

Shqipe (13 vite më parë)
A mund te kete ovulacion 2-3 dite pas menstruacioneve?

/komuniteti