Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni gjatë shtatzënisë

E nderuar gjinekologe. Jam Arjeta, 32 vjeçare nga Ferizaj. Jam shtatzene per 17 jave, shtatzenia po shkon mire por kam problem me infeksion vetem kur une konsumoj gjera te tharrta sikurse limoni, portokalli, sallata te ndryshme. A ka ndonje mundesi qe ti shmangem ketij infeksioni? Kam perdorur Vaginalete Kanisen por jo shume vetem dy dhe vetem perkohesisht ma largon. Faleminderit paraprakisht.

Afërdita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afërdita.

Ushqimi që konsumon, nuk ka lidhje me infeksionin që tregon. Shenjat që tregon më bëjnë të dyshoj për kandidozë vulvovaginale, e cila mund të trajtohet edhe vetëm me një ovul lomiksen (antimykotik).

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Nita (13 vite më parë)
Jam shtatzene ne muajin e shtate dhe kohe pas kohe po ndjej nje dhimbje poshte ne organin seksual, nganjehere nuk zgjat shume nganjehere me gjate sa mezi ngrihem ne kembe, nganjehere vetem njeren ane te organit nganjehere ne te dy anet, a eshte normale apo cfare mund te jete?

/komuniteti