Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraceptivët gjatë gjidhënjes

Pershendetje Doktoreshe!


Jam nje nene e re, kam beben time te pare 2 muajshe. Desha t`ju bej nje pyetje per planifikimin familjar. E ushqej beben me gji dhe nuk dua qe ta nderpres. Ju lutem a mund te perdore kontraceptive pa e nderprere djalin nga gjiri? Me kane dhene 1 lloj qe quhet Micronor por nuk e kam perdorur per arsye se kam shume frike. Ju lutem me thoni çfare mund te bej, se jam ne dileme?! Pres pergjigjen me padurim.


Ju faleminderit shume.

Nida09 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nida.

Është e mundur që nënat që ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri, të përdorin kontraceptiv hormonal për t’u mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar.

Emri i kontraceptivit që shkruan është emër tregtar, prandaj të rekomandoj të lexosh fletën shoqëruese ku tregohet nëse përdoret apo jo në periudhën e ushqyerjes me qumësht gjiri. Në praktikën time, për gratë që ushqejnë fëmijën me gji, rekomandoj përdorimin e tabletave mikrolut. Preparati jepen falas në të gjitha qëndrat e planifikimit familjar pranë materniteteve apo konsultoreve të gruas.

Gjithë të mirat.

Enkeleda (13 vite më parë)
Pershendetje znj Mimoza. Doja te dija a eshte e mundur qe pasi kryen marredhenie te te vije cikli i rregullt ne daten e duhur dhe te kem ngelur shtatzane? dhe pas 3 ditesh nga cikli te kryej perseri marredhenie te pa mbrojtura dhe kur bera testin pas nje jave rezultoi negativ kurse pas dy javesh pozitiv. Dua te jem e sigurt kur kam ngelur heren e pare apo te dyte? Me respekt, Enkeleda

/komuniteti