Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësimë në shtatzëni

Jam shtatzene ne muajin e 9 dhe sot po kam dhimbje te gjirit, therrje ne vagine dhe dhimbje te lehta ne shpine si dhe po kam ndjenjen se do te me dale beba jashte. A mund te jete kjo qe mund te me jene afruar dhimbjet per lindje...?

Sara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara.

Dhëmbjet e gjirit, tregojnë për parapregatitjen e tij për ardhjen e qumështit dhe nuk ka lidhje me fazat e lindjes. Dhimbjet e vaginës dhe as ndjenja sikur po lind, nuk tregojnë se lindja po afron. Besoj se këto ndjesi kanë të bëjnë me fiksimin e kokës së bebit.

Më duket se duhen edhe ca ditë të mira, që lindja të afrohet. Meqënëse je në muajin e 9-të, të rekomandoj që kontaktet me mjekun ti bësh çdo javë.

Uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti