Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është shumë më lehtë të mbesësh shtatzënë menjëherë pas lindjes?

Pershendetje gjinekologe.


Desha te di se a eshte e vertete qe mundesia me e lehte eshte te mbetesh shtatzene menjehere pas lindjes?


Diten e mire e kalofshi mire. Moslodhje gjate punes!

Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona.

Nuk është e vërtetë që konceptimi pas lindjes, të jetë më i lehtë. Mendoj se thënia qëndron në mosruajtjen e çiftit gjatë raporteve seksuale, për një shtatzëni të padëshiruar pas lindjes sw njw fwmije. Në këto kushte, shtatzënia mund të ndodh “pa pritur”, sepse gruaja nuk ka rifilluar ciklin menstrual. Kjo do të thotë se shtatzënia e padëshiruar ndodh në ovulacionin e parë, kur gruaja nuk e di se cikli menstrual ka filluar.

Të rekomandoj që pas lindjes të përdorësh metoda të planifikimit familjar për t’u ruajtur nga një shtatzëni e padëshiruar. Për më tepër lexo linkun:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-

Gjithë të mirat.

/komuniteti