Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni në shtatzëni

Pershendetje Dr. Keta.


Jam ne javen e 37 te shtatzenise. Perpara shtatzenise une kam pasur tensionin ne vlera normale 11 e gjysem me 8 e gjysem. Kam vene re qe ne tremujorin e dyte te shtatzenise tensioni ka raste qe me shkon 14 me 9. Mirepo une personalisht kete rritje nuk e ve re pra nuk kam ndonje shqetesim. A eshte normale kjo rritje e tensionit ne fazen e shtatzenise ne te cilen ndodhem une?


Ju falenderoj per kohen qe na kushtoni Me respekt Eli!

Eli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eli.

Shtatzënia është faktor për rritjen e tensionit të gjakut, edhe nëse shtatzëna nuk e ka patur të lartë përpara shtatzënisë. Megjithëse je afër përfundimit të shtatzënisë, të rekomandoj të tregosh kujdes me tensionin arterial. Mate periodikisht dhe trajtohu për të patur në vlera normale dhe pa luhatje.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti