Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barku i madh pas lindjes me operim

Doktoresha Mimoze, desha t`ju pyes barku me ka mbet i madh edhe pas lindjes gati qe 1 vit i mbush vajza edhe 1 muaj e gjys, por prape s`jam dobesu edhe pse nuk e kom pas ne gji hic, por barku me shume me ka mbet, e perpos ushtrimeve a ka dicka tjeter per ta humb barkun, ose ose qe 2 dite me dhemb fundi i barkut mu aty ku jam prere per lindje, e spo di cka dmth kjo dhimbje, a mos ndonje ftohje apo ndoshta barku po mshafon se e di qe dikushi thote kur i ben 1 vit qe ke lind mandej barku te zvoglohet apo eshte dicka tjeter?!

Anisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anisa.

Përveç ushtrimeve gjimnastikore të përgjithshme dhe ato që të forcojnë muskujt e barkut, duhet rregulluar rregjimi ushqimor i cili duhet të jetë i varfër me karbohidrate. Paralelisht duhet të shtohen zarzavatet dhe frutat. Gjithashtu mirë është, të përdorësh edhe një korse.

Nëse ke lindur me operacion, prerja është në bark dhe dhëmbjet mund të ndodhin si rezultat i aderencave (ngjitjeve), që janë krijuar nga operacioni dhe që do kalojnë gradualisht me kohë. Nëse prerja është epiziotomi, atëherë mendoj se mund të ketë lidhje me fillimin e një infeksioni për të cilën duhet të bësh analizë të sekrecioneve vaginale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti