Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konsumimi i birrës gjatë gjidhënjes

Pershendetje znj Mimoza, jam Blerta, kam lindur para dy javesh femijen e dyte cun, une nuk kam qumesht mjaftueshem per femijen tim jam duke i dhene qumesht artificial gjithashtu edhe pak nga gjiri im, pyetja ime per ju eshte: a eshte i demshem konsumimi i birres? A i ben deme femijes nqs une e konsumoj me shume se nje gote birre? Ju uroj pune sa me te mbare e pres pergjigjen tuaj sa me shpejt, me shume respekt, Blerta.

Blerta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta.

Pirja e birrës nuk rrit sasinë e qumështit të gjirit. Birra, boza dhe pijet alkoolike të përdorura nga nënat gjatë gjidhënies, prishin cilësinë e qumështit. Vetëm konsumi i qumështit dhe nënprodukteve të tij si kosi, djathi, gjiza etj, shtojnë sasinë e qumështit dhe e bëjnë atë më cilësor.

I uroj jetë të shëndetshme fëmijës tënd.

/komuniteti