Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anomalitë në shputën e këmbëve

E nderuar,


Nje e aferme e imja ndodhet ne muajin e 4 te shtatzanise. Pas nje ekzaminimi me ultraze i eshte thene se mund te ndodhe qe foshnja ne kemben e djathte mund te kete defekte, do te thote mund te linde pa shpute te kembes, ose te shtremberuar, ose mund te jete qe nga pozicioni i foshnjes kjo nuk eshte verejtur sic duhet. Ju lutem sa mund te jene gjasat qe nje gje e tille te ndodhe, cilat jane shkaktaret e kesaj dhe a mund te kete sherim... Ju lutem me shkruani sygjerimin tuaj se cka duhet vepruar me tej. Ne pritje te pergjegjijes tuaj ju falenderoj paraprakisht.

Linda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Diagnoza prenatale është mjaft e zhvilluar, sepse teknologjia imazherike e avancuar ka lejuar rindërtimin tre dimencional të marrë nga makineritë adaptuese me ultratinguj. Kjo teknologji lejon një zbulim të thellë.

Nëse në muajin e 4 të shtatzënisë dallohen anomali në shputën e këmbës të fetusit, është e mundur që fetusi të lindë pa shputë ose me deformacione të rënda të saj. Për të korrigjuar gabimin për shkak të pozicionit të fetusit, është i nevojshëm rishikimi ekografik në javën e 20-22 të shtatzënisë.

Gjasat e deformacioneve të tillë janë vlerësuar se ndodhin për shkak të gabimeve gjenetike. E vetmja mundësi korrigjimi është trajtimi kirurgjikal pas lindjes.

/komuniteti