Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Pershendetje. E nderuara doktoreshe, une e ushqej vajzen me qumesht gjiri edhe me ca gjera shtese. Vajza ime me 7 Maj i ben 4 muaj, dhe ende nuk me eshte shfaqur cikli menstrual pas lindjes. Menjehere pas lindjes mua me kane mbajtur 2 muaj menstruacionet e me nuk i kam pasur. A do te thote kjo qe eshte ndonje çrregullim apo çfare? Çfare me rekomandoni ju doktoreshe? Ju uroj shendet dhe gjithe te mirat.

Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona.

Përsa fëmijën e ushqen edhe më qumësht gjiri, menstruacionet mund të vijnë edhe pas 6-të muajsh. Gjakrrjedhja në periudhën e paslindjes, nuk janë menstruacione. Ato janë sekrecione hemorragjike vijnë si rezultat i rigjenerimit të vëndit ku ishte vendosur placenta. Prandaj mendoj se nuk ke asnjë çrregullim menstrual.

I uroj shëndet vajzës tuaj.

/komuniteti