Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të përdoren Omega 3 pilulat kur je nënë gjidhënëse?

Pershendetje, deshta ta pyes doktoreshen ne lidhje me keto pilulat Omega 3 ose vaj peshku si i thone ndryshe, nese mund ti perdori pasi qe jam lehone e ushqej femiun me gji dhe ka vetem dy jave qe kam lindur. Me heret gjate shtatzenise kam perdore gjate gjithe kohes Mamavit por edhe Gravid e tash i kam nderpre te gjitha vitaminat dhe po ndjehem shume e keputur fizikisht dhe e lodhur. Pyetja eshte nese kane ndonje efekt anesore te foshnja nese vazhdoj ti perdore keto pilula?

Hana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana.

Të rekomandoj të përdorësh multivitamina deri në tre muaj pas lindjes. Gjithashtu duhet të konsumosh kripra minerare, deri në 6-të muaj pas lindjes. Me ftohjen e motit, mund të vazhdosh të përdorësh omega 3.

Gjatë kësaj kohe bëj kujdes për rregjimin ushqimor, sepse duhet të marrësh sasi dhe cilësi edhe për fëmijën tënd.

Gjithë të mirat.

/komuniteti