Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

Pershendetje doktoreshe, ciklin e fundit e kisha me 22 prill, dita e pare sot isha te gjinekologu me echo vaginale ai me tha qe nuk verehet edhe aq mire nuk eshte e sigurt eshte heret me duhet te pres edhe nje jave duke marre parasysh qe kam pas nje lindje para gjashte muajve cikli me eshte kthyer 3 muaj pas lindjes, ju falenderoj nese gjeni kohe te me pergjigjeni.

Ardiana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adriana.

Konfirmimi i shtatzënisë mund të bëhet edhe me ekzaminimin e beta hcg ose me sondë vaginale. Megjithatë nuk ke përse të nxitohesh. Edhe unë mendoj, se mund të presësh edhe një javë, e më pas mund të kryhesh një ekografi tjeter.

Uroj të jesh shtatzënë.

Ardiana (13 vite më parë)
Shume faleminderit doktoreshe ju deshiroj dite te mbare.

/komuniteti