Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pyetje rreth shtatzënisë

Pershendetje Doktoreshe! Para nje muaji kam kryer nje vizite te mjekja gjinekologe ku kam bere dhe nje eko, une jam tani ne javen e 24 te shtatezanise dhe me tha qe per moshen e shtezanise qe ke te shikoj pak me shume ujra sec duhet, gjithashtu me tha se muskujt e barkut i ke pak te forte a ndikojne keto te fundit ne lindje normale qe kam deshire te bej, pasi ne fizik jam e dobet. Analizat qe kam bere te gjakut dhe te glicemise me ngarkese dola qe sentimenti i gjakut me doli 9.3, rruazat e kuqe 3860000, ndersa glicemia para buke 65 ndersa ajo pas buke 70. Persa i perket analizes se sekrecioneve dola qe isha pak me infeksion, kandidoza nuk me doli, dhe si mjekim mora meclon. Kerkoj te di nga ana juaj cfare mjekimi mund te mar sipas jush pas ketyre analizave? Ju faleminderit shume...Jeni shume doktoreshe e mire. I kam lexuar te gjitha pergjigjet qe jepni ju per raste te ndryshme.

Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana.

Sasia pak e shtuar e ujrave në këtë moshë shtatzënisë njihet, dhe rekomandimi im është të bësh një ekografi tjetër pas dy-tre javësh për të rivlerësuar sasinë e ujrave dhe për të parë nëse ka apo jo ndonjë anomali të mundshme fetale.

Në analizën e gjakut, konstatohet një anemi e lehtë që ndodh tek gratë shtatzëna, për të cilën rekomandohet konsumi i supplementit hekuri, tardyferon.

Ana, ti nuk thua se çfarë infeksioni ka konstatuar mjeku, prandaj nuk të jap dot mendim për mjekimin që po merr apo atë që duhet të marrësh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Jona (13 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, jam nje vajze 22 vjec menstruacionet nuk i kam te rregullta si mud ta llogarise diten e ovulimit se po perpiqem per te ngele shtatzene por pa rezultat. Faleminderit.
Brisi (13 vite më parë)
Pershendetje Ana. Jo femijen e pare e linda me operacion duke u nisur nga disa arsye bebi ishte me kordon ne qafe dhe une isha shume e ngushte dhe duke pare qe bebi ishte i madh ne peshe do me duhej te kaloja shume veshtiresi keshtu qe e zgjodha vete me operacion, per anemine po mare TOT'HEMA ampula 10 ml 2 ne dite, vitamin B1, B6, B12 si dhe acidin folik keto i shoqeroj me vitaminen C si edhe kur e pi hekurin e hedh ne 1 gote me leng (portokall dhe limon) se kane vitaminen C dhe ndihmon trupin ne perthithjen e hekurit. Gjithashtu te uroj te shkoje mbare deri ne fund.
Ana (13 vite më parë)
Brisi, po ti femijen e pare me lindje normale e ke bere? Se une nga kjo frikesohem them mos me behet femija i madh dhe nuk e perballoj dot, se jam e dobet ne fizik. Une po marre si mjekim per anemine tardyferon 80 mg, ma ka sugjeruar doktoreshe Mimoza. Te uroj shtatezani te mbare Brisi!
Brisi (13 vite më parë)
Pershendetje nje problem te ngjashem kam edhe une... jam ne javen e 28 te shtatzenise dhe dok. me pa pak ujra me shume dhe femija pak me i madh bera te gjitha analizat se dyshonin per diabet po jo me doli ne rregull (e bera para dhe pas buke) vetem dola anemike 9.2 dhe po marre hekur (nje kuti e kuqe me ampula 10ml), me ka bere pak merak fakti i zhvillimit pak te madh te femijes mund te kete problem... mjeku me tha perderisa analizat na dalin mire dhe ne eko nuk shoh ndonje anomali kemi te bejme me nje femije te zhvilluar... pesha e femijes nga ekoja ishte rreth 1100 gr..??? ky eshte femija i dyte per mua dhe ne fakt edhe djalin e pare e kam lindur te madh 4200 gr dhe 50 cm... ka lidhje apo jo... ju lutem te me ktheni nje pergjigje do ishte nje keshille shume e mire per mua dhe ndoshta nje shtyse me shume... ju flm shume dhe ju uroj nje dite sa me te bukur.
Ana (13 vite më parë)
Infeksioni qe ka konstatuar mjeku eshte infeksion ne sekrecionet vaginale, me kane dale me shume sesa duhet mikrobe ne analize. Ndersa per sa i perket sasise se ujrave, gjinekologja me tha qe dyshoj per diabet, une bera analizat e glicemise dhe me doli 65 para buke dhe 70 as buke. Nje pyetja tjeter kisha une une ne fillim e shtatzenise kam pas nje peshe prej 48 kg, tani kam shkuar 57 kg, dhe sa mund te shtoje ne peshe deri ne fund max?

/komuniteti